Trump: Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje tani para se të jetë tepër vonë - Gazeta Express
string(81) "trump-eshte-koha-qe-irani-te-beje-nje-marreveshje-tani-para-se-te-jete-teper-vone"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 19:21

Trump: Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje tani para se të jetë tepër vonë

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 19:21

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani duhet të arrijë një marrëveshje “para se të jetë tepër vonë”, përmes një postimi në platformën Truth Social.

Postimi u shoqërua me një video nga momenti i sulmit ndaj urës më të lartë në Lindjen e Mesme, e cila lidh Teheranin me qytetin Karaxh.

Në reagimin e tij, Trump u shpreh:

“Ura më e madhe e Iranit po shembet, që të mos përdoret më kurrë – dhe do të pasojnë shumë të tjera! ËSHTË KOHA QË IRANI TË BËJË NJË MARRËVESHJE PARA SE TË JETË SHUMË VONË dhe të mos mbetet asgjë nga ajo që mund të ishte ende një vend i madh!”

Ndërkohë, ura e cila ishte ende në ndërtim pësoi dëme të rënda nga një sulm ajror, vetëm pak orë pasi Trump kishte kërcënuar se do ta bombardonte Iranin “deri sa të kthehej në Epokën e Gurit”.

Ura B1 në Karaxh, me një lartësi prej 136 metrash, ishte planifikuar të bëhej pjesë e një autostrade të madhe që do të lidhte zonën me kryeqytetin iranian, Teheranin.

Sipas mediave shtetërore iraniane, disa persona mbetën të plagosur nga sulmi, i cili dyshohet se është kryer nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement