Trump ende i interesuar për diplomaci me Iranin, thotë Shtëpia e Bardhë - Gazeta Express
string(70) "trump-ende-i-interesuar-per-diplomaci-me-iranin-thote-shtepia-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 15:19

Trump ende i interesuar për diplomaci me Iranin, thotë Shtëpia e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 15:19

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump mendon se populli iranian duhet të përmbysë qeverinë e tij nëse ajo refuzon të negociojë mbi programin bërthamor.

Sipas AFP-së, Shtëpia e Bardhë ka shtuar se ai mbetet “ende i interesuar” për një zgjidhje diplomatike.

“Nëse regjimi iranian refuzon të arrijë një zgjidhje diplomatike paqësore – për të cilën presidenti është ende i interesuar dhe po angazhohet, për hir të së vërtetës – atëherë pse populli iranian të mos ia heqë pushtetin këtij regjimi tepër të dhunshëm që i ka shtypur për dekada?” ka deklaruar sekretarja për media Karoline Leavitt në një intervistë për Fox News.