Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se NATO po “shëtiste në gjumë”, por ishte presidenti Donald Trump ai që e ka rigjallëruar aleancën përmes kërkesave të tij të qarta që aleatët evropianë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.
“Po, ai është rikthyer!” është shprehur Hegseth, duke nënvizuar se rikthimi i Trumpit në skenën ndërkombëtare është ndjerë fort në samitet e fundit.
Tutje ai ka hedhur poshtë sërish idenë, se SHBA-të mund të tërhiqen nga NATO nëse vendet evropiane nuk kontribuojnë më shumë, por ka theksuar se Trump ka arritur ta zgjojë aleancën nga gjendja e apatisë.
“Ka qenë një aleancë që po shuhej ngadalë drejt mungesës së rëndësisë. Presidenti Trump, në mandatin e tij të parë, tha: ju duhet të angazhoheni dhe të shpenzoni më shumë. Dhe po bën të njëjtën gjë edhe tani.”
Hegseth tutje ka shtuar se gjatë samitit kishte parë vende të gatshme të “shtyjnë kufijtë e asaj që mund të bëjnë”, duke e cilësuar këtë si “gjë të mirë, miq që ndihmojnë miq”.
aaaaa