Trump e zgjedh zëvendësuesin e Grenellit në krye të inteligjencës amerikane - Gazeta Express
string(75) "trump-e-zgjedh-zevendesuesin-e-grenellit-ne-krye-te-inteligjences-amerikane"

Gazeta Express

28/02/2020 23:52

Trump e zgjedh zëvendësuesin e Grenellit në krye të inteligjencës amerikane

Gazeta Express

28/02/2020 23:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar emrin e personit që ai synon ta ketë në krye të Inteligjencës Kombëtare amerikane.

Trump ka bërë të ditur se ka propozuar kongresistin John Ratcliffe për t’u bërë drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

Lexo Edhe:

“Do ta kishim kompletuar procesin më herët, por Johni ka dashur të presim derisa të kryhej raporti i Inspektorit të Përgjithshëm”, ka shkruar Trump, në rrjetin social Twitter.

“John është burrë i jashtëzakonshëm, me talent të shkëlqyeshëm!”, është shprehur Trump.

Nëse aprovohet nga Senati amerikan për ta marrë detyrën e re, Ratcliffe do ta zëvendësojë ushtruesin e detyrës së shefit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell.

Presidenti Trump e kishte emëruar ditë më parë Grenellin si ushtrues detyre të drejtorit, në një hap që ishte kuptuar si përpjekje e tij për të blerë kohë për propozimin e tij përfundimtar për udhëheqës të inteligjencës amerikane.

Grenell është gjithashtu i dërguar i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, dhe po ashtu ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani. /Express/