Trump e nguc Presidentin e Azerbajxhanit: Qe sa je në pushtet, Aliyev: Qe 22 vjet ... - Gazeta Express
string(78) "trump-e-nguc-presidentin-e-azerbajxhanit-qe-sa-je-ne-pushtet-aliyev-qe-22-vjet"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:26

Trump e nguc Presidentin e Azerbajxhanit: Qe sa je në pushtet, Aliyev: Qe 22 vjet …

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti të premten një takim në Shtëpinë e Bardhë ku kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit prej gati katër dekadash dhe të rihapë rrugët kryesore të transportit, duke i lejuar SHBA-së të shfrytëzojë ndikimin në rënie të Rusisë në rajon.

Por, përveç anës historike të takimit, Trump nuk është përmbajtur edhe nga thumbimet dhe humori në këtë ngjarje. Kështu, ai në një moment i është kthyer Presidetit të Azerbajxhanit duke e pyetur “qe sa ja në pozitën e liderit”.

Aliyev i është përgjigjur ” janë 22 vjet”.

Trump: 22 vjet, kjo është bukur një kohë.

Aliyev: Po,po

Pastaj, Trump iu drejtuar homologut azerbajxhanas: Kjo nënkupton se je i fortë dhe i mençur.

Ndërsa Aliyev ia ktheu: Faleminderit.