Trump e mori për vete trofeun origjinal të Botërorit të Klubeve, Chelsea e ngriti lart kopjen e tij - Gazeta Express
string(98) "trump-e-mori-per-vete-trofeun-origjinal-te-boterorit-te-klubeve-chelsea-e-ngriti-lart-kopjen-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 12:36

Trump e mori për vete trofeun origjinal të Botërorit të Klubeve, Chelsea e ngriti lart kopjen e tij

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 12:36

Presidenti amerikan Donald Trump e ka marrë për vete trofeun e Botërorit të Klubeve duke e vendosur atë në Zyrën Ovale, ndërsa kampionit botëror, Chelsea iu dha një kopje e trofeut.

Lajmin e ka bërë të ditur “Yahoo”, përcjell “Gazeta Express”.

Para ndeshjes finale mes Chelseat dhe Paris Saint-Germainit, e cila u zhvillua në stadiumin “MetLife Stadium” në New Yersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump i tha mediumit “DAZN” se atij i ishte bërë dhuratë trofeu dhe se ai do të vendoset në Zyrën Ovale.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e vizitoi Shtëpinë e Bardhë së bashku me trofeun në muajin mars.

“Ata më thanë: ‘A mund ta mbash trofeun për pak kohë?’ Ne e vendosëm atë në Zyrën Ovale. Dhe më pas unë iu thashë: ‘Ku dëshiron ta vendosim trofeun?’ Infantino më tha: ‘Ne nuk do ta marrim atë kurrë. Mund ta mbash përgjithmonë në Zyrën Ovale. Ne do ta mbarojmë një tjetër.’ Dhe, ata e bënë një tjetër të ri. Prandaj, kjo ishte paksa emocionuese. Është në Zyrën Ovale për momentin”, deklaroi Trump.

Kjo nënkupton se, përkundër faktit se ia përmbysi ëndrrat kampionit evropian Paris Saint-Germain për t’u shpallur edhe kampion i botës, Chelsea e ngriti lart trofeun kopje të Kupës së Botës për Klube. /Gazeta Express