“Trump e hëngri Von der Leyen-in për mëngjes”, Orbani i Hungarisë kritikon marrëveshjen e re BE-SHBA - Gazeta Express
string(97) "trump-e-hengri-von-der-leyen-in-per-mengjes-orbani-i-hungarise-kritikon-marreveshjen-e-re-be-shba"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 10:42

“Trump e hëngri Von der Leyen-in për mëngjes”, Orbani i Hungarisë kritikon marrëveshjen e re BE-SHBA

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 10:42

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kritikuar të hënën marrëveshjen e re tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se është më e keqe se ajo që ka Mbretëria e Bashkuar me Uashingtonin.

“Kjo marrëveshje mes SHBA-së dhe BE-së është më e pafavorshme se ajo që ka Britania me Amerikën,” ka thënë Orban gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, raporton Deuteche Ëelle.

“Donald Trump nuk arriti një marrëveshje me Ursula von der Leyen, por përkundrazi, Donald Trump e hëngri Ursula von der Leyen për mëngjes,” ka ironizuar tutje ai.

Kujtojmë se BE dhe SHBA arritën të dielën një marrëveshje tregtare që parashikon një tarifë 15% për shumicën e mallrave evropiane – më e lartë se tarifa 10% që aplikohet për mallrat britanike.

Ndërsa, Orban, i njohur gjerësisht si aleati më i afërt i Trumpit në Evropë, ka deklaruar më parë se tarifat amerikane janë pasojë e paaftësisë së Brukselit.