Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se ai planifikon të flasë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau të hënën në mëngjes, më pak se një ditë përpara se tarifat e SHBA-së ndaj fqinjit të hyjnë në fuqi.
“Unë po flas me kryeministrin Trudeau nesër në mëngjes, dhe po flas edhe me Meksikën nesër në mëngjes. Dhe nuk pres asgjë dramatike. Ne u vendosëm tarifa. Ata na kanë borxh shumë para dhe jam i sigurt se do të paguajnë”, u tha Trump gazetarëve ndërsa doli nga Air Force One, raporton CNN.
Trudeau tha të shtunën se ai po përpiqej ta kontaktonte Trumpin që nga inaugurimi.
Trump njoftoi gjatë fundjavës se tarifat do të arrijnë në një nivel të konsiderueshëm prej 25% për të gjitha importet nga Meksika dhe shumicën e mallrave nga Kanadaja, dhe një tarifë 10% për mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara. Të trija vendet njoftuan së shpejti se do të merrnin masa hakmarrëse.
Trump kërcënoi gjithashtu se do të vendosë tarifa shtesë ndaj Bashkimit Europian – duke e akuzuar BE-në se është “me të vërtetë jashtë linjës”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...