Trump do ta riemërtojë Pentagonin në Departament Lufte - Gazeta Express
string(54) "trump-do-ta-riemertoje-pentagonin-ne-departament-lufte"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:27

Trump do ta riemërtojë Pentagonin në Departament Lufte

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:27

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar që Departamenti i Mbrojtjes të njihet si Departamenti i Luftës.

Ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të premten që Departamenti i Mbrojtjes të përdorë emrin e ri si titull dytësor dhe që Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, të njihet si Sekretar i Luftës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Pentagoni i cili mbikëqyr shërbimet e armatosura të ShBA-së, është pasardhësi i Departamentit të Luftës, i cili u krijua për herë të parë si një agjenci në nivel kabineti në vitin 1789 dhe ekzistoi deri në vitin 1947.

Përgjegjësia për krijimin e departamenteve ekzekutive i takon Kongresit të ShBA-së, që do të thotë se do të kërkohet një amendament për të ndryshuar ligjërisht emrin e departamentit.