Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi së bashku me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman.
Sipas raportimeve të BBC-së, presidenti amerikan dhe lideri saudit janë ulur përballë njëri-tjetrit dhe kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit strategjik, e cila është pasuar me duartrokitje nga të pranishmit.
Bëhet e ditur se më pas, ceremonia ka vazhduar me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh bilaterale mes dy vendeve.
Kujtojmë se presidenti i ShBA-së ndodhet në ndalesën e parë të një turi të madh diplomatik në Lindjen e Mesme, ndërsa më herët gjatë ditës ai bashkë me Elon Musk dhe drejtues të tjerë biznesesh kanë qenë pjesë e një dreke luksoze në Riad.
Gjatë këtij udhëtimi katërditor në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Trump shpreson të sigurojë investime me vlerë qindra miliarda dollarë në ShBA.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...