Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se bota do të zbulojë “gjatë 10 ditëve të ardhshme, ndoshta” nëse ShBA-ja do të arrijë një marrëveshje me Iranin apo do të ndërmarrin veprime ushtarake.
Në takimin e parë të Bordit të tij të Paqes në Uashington DC, Trump tha për negociatat me Republikën Islamike në lidhje me programin e saj bërthamor: “Ne duhet të bëjmë një marrëveshje kuptimplote, përndryshe ndodhin gjëra të këqija”, shkruan BBC.
Ditët e fundit, ShBA-ja ka shtuar forcat ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa u raportua përparim në bisedimet midis negociatorëve amerikanë dhe iranianë në Zvicër.
Qeveria iraniane i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së se do t’i konsiderojë bazat amerikane në rajon si objektiva legjitime nëse përdoren në ndonjë agresion ushtarak kundër Iranit.