Trump: Bolton-i është tradhtar, libri i tij të mos publikohet para zgjedhjeve - Gazeta Express
string(75) "trump-bolton-i-eshte-tradhtar-libri-i-tij-te-mos-publikohet-para-zgjedhjeve"

Gazeta Express

23/02/2020 8:39

Trump: Bolton-i është tradhtar, libri i tij të mos publikohet para zgjedhjeve

Gazeta Express

23/02/2020 8:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet të ketë thënë para ndihmësve të tij se ish-këshilltari i tij për siguri kombëtare, John Bolton, është tradhtar dhe se libri i tij nuk duhet të publikohet para zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen në nëntor të këtij viti.

Bolton, përpos si këshilltar për siguri kombëtare, më parë ka shërbyer edhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Ai u shkarkua nga detyra nga presidenti Trump në shtator të vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Ish-zyrtari i lartë kishte refuzuar të dëshmonte në hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me rastin e Ukrainës, gjë që e shkaktoi miratimin e dy neneve të hetimeve që kishin të bënin me dyshimet për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së kongresit nga ana e presidentit Trump.

Ai ishte treguar i gatshëm të dëshmojë në Senat, por senatorët republikanë me shumicë të votave e kundërshtuan paraqitjen e dëshmitarëve në hetimet kundër presidentit dhe kështu Trump-i u lirua edhe zyrtarisht nga akuzat.

Gazeta “The Washington Post” i citoi dy burime anonime të kenë thënë se presidenti u ka thënë avokatëve të vet se libri i Bolton-it nuk duhet të publikohet para zgjedhjeve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.