Trump: Askush nuk e di pse nuk ka punuar GPS-i në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian - Gazeta Express
string(96) "trump-askush-nuk-e-di-pse-nuk-ka-punuar-gps-i-ne-aeroplanin-e-presidentes-se-komisionit-evropian"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 14:40

Trump: Askush nuk e di pse nuk ka punuar GPS-i në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 14:40

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është përgjigjur incidentit që përfshin aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila bëri një ulje emergjente në Bullgari pasi Rusia bllokoi sinjalin e GPS-it të saj.

“Epo, ajo pati një ngjarje interesante. Ajo është një grua e jashtëzakonshme”, tha Trump.

Ai vuri në dukje se “askush nuk e di” pse GPS-i në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian, ndaloi së punuari.

“Por ata ia hoqën mundësinë për të përdorur një telefon. Ndonjëherë është një gjë e mirë”, tha Trump.

Më 1 shtator, aeroplani i Ursula von der Leyen, bëri një ulje emergjente në Bullgari.

Arsyeja ishte ndërhyrja ruse, e cila prishi sistemin GPS të aeroplanit. Piloti u detyrua të ulej duke përdorur harta letre.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbënguli se Rusia nuk ishte e përfshirë në incident. /Telegrafi