Trump: Ajo që po bën Rusia është e neveritshme - Gazeta Express
string(45) "trump-ajo-qe-po-ben-rusia-eshte-e-neveritshme"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 9:49

Trump: Ajo që po bën Rusia është e neveritshme

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 9:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar përsëri Rusinë për sulmin e fundit vdekjeprurës në kryeqytetin e Ukrainës, ku humbën jetën 27 persona, përfshirë tre fëmijë.

“Rusia… Mendoj se është e neveritshme ajo që po bëjnë. Shumë e trishtueshme. Shumë rusë po vdesin gjithashtu”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai njoftoi gjithashtu sanksione të reja të SHBA-së kundër Moskës, por nuk dha detaje specifike.

Kur u pyet nëse beson se sanksionet kanë një efekt te Presidenti rus Vladimir Putin , Trump pranoi hapur: “Nuk e di nëse ato e shqetësojnë.”