Tronditet sërish Kamza, vritet me armë zjarri 31-vjeçarja në oborrin e banesës
Shqiperi
Gazeta Express
01/03/2023 14:47
Një tjetër vrasje ka ndodhur ditën e sotme, në Kodër Kamëz.
Policia bën me dije se është vrarë me armë zjarri 31-vjeçarja, Etleva Kurti.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.