Trondit Shqipe Hysenaj: Në Amerikë me thanë që Parashqevi Simaku ju merrte burrat të tjerëve - Gazeta Express
string(91) "trondit-shqipe-hysenaj-ne-amerike-me-thane-qe-parashqevi-simaku-ju-merrte-burrat-te-tjereve"

Yjet

Gazeta Express

29/09/2025 19:21

Trondit Shqipe Hysenaj: Në Amerikë me thanë që Parashqevi Simaku ju merrte burrat të tjerëve

Yjet

Gazeta Express

29/09/2025 19:21

“Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”

Shqipe Hysenaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka treguar gjithashtu edhe për planet e saj të ardhshme, por edhe mbi jetën private.

Moderator i njohur e ka pyetur Shqipen në lidhje me ndonjë thashethem që mund të kishte dëgjuar në Amerikë. Hysenaj i habiti të gjithë me përgjigjen e saj, pasi përmendi këngëtaren e mirënjohur, Parashqevi Simaku.

“Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato përsona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”, tha Shqipja.