Trondisin shkencëtarët: Konsumi i duhanit mund t’ua tkurrë madhësinë e organit gjenital - Gazeta Express
string(85) "trondisin-shkencetaret-konsumi-i-duhanit-mund-tua-tkurre-madhesine-e-organit-gjenital"

Trondisin shkencëtarët: Konsumi i duhanit mund t’ua tkurrë madhësinë e organit gjenital

Gazeta Express

19/05/2020 8:53

Ekspertët kanë paralajmëruar për efektin negativ të konsumimit të duhanit kundrejt penisit të burrave.

Duke folur ekskluzivisht në Mirror Online, ekspertët kanë zbuluar efektet e pirjes së duhanit në penisin e meshkujve, përfshirë tkurrjen dhe problemet me ereksionin.

Lexo Edhe:

“Për të pasur një ngritje të fuqishme, burrat kanë nevojë për rrjedhje të mjaftueshme të gjakut. Duhanpirësit kanë një incidencë më të lartë të arteriosklerozës në të gjitha enët e gjakut, përfshirë edhe në penis. Duhani mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut”, deklaroi Marc Laniado, urolog.

“Kimikatet në tym mund të kenë gjithashtu një efekt në potencë seksuale; nikotina shkakton që enët e gjakut të bëhen të ngushta. Kjo mund të jetë e përkohshme, nganjëherë edhe e përhershme”, potencoi urologu.

Konsumi i duhanit mund të shkaktojë që penisi të tkurret në madhësi me kalimin e kohës, sipas tyre.