Profesoresha Nevenka Tromp, ka mbajtur një fjalim sot në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta kundër Speciales.
E njëjta ka thënë se ‘’drejtësia e vonuar, është drejtësi e vonuar’’.
‘‘Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar. Ky s’është parullë, është realitet i dhimbshëm me të cilin ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet.
Gjykatat, ligjet dhe profesionistët duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe me profezionizem. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selective, rrezikon të cilësohet si padrejtësi. Në rastet e tilla ato nuk e zbulojnë të vërtetën por duken të inskenuara. Kjo është veçanërisht e rrezikshme kur institucionet e drejtësisë ndihen të detyruar tu shërbejnë narrtivave politike.
Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar si ju që drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejt. Ata u siguruan që ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm. Dhe megjithatë ja ku jemi, 5 vjet me vonë ata janë ende në paraburgim, dhe ende nuk ka një vendim gjyqësor. Besimi i tyre në një drejtësi të shpejtë është thyer nga realitet i vonesave, dënimeve të ashpra dhe shkallës, dispropercionale të shpalljeve fajtor. ’’, ka thënë ajo.