Tromboza nga “AstraZeneca”? Këto janë simptomat që duhet t’ju shqetësojnë - Gazeta Express

Tromboza nga “AstraZeneca”? Këto janë simptomat që duhet t’ju shqetësojnë

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 7:43

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaroi dje se kishte gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës kundër COVID-19, “AstraZeneca” dhe mpiksjes së gjakut që shkakton trombozë, por theksoi se efektet anësore janë “shumë të rralla” duke rekomanduar vijimin e injektimit të dozave.

Përfitimet e vaksinës, tha më tej EMA, tejkalojnë rreziqet. Ekspertët e EMA-s realizuan një rishikim të plotë të rasteve të trombozës, 18 prej të cilëve ishin fatale.

Cilat janë simptomat e dyshimta që shkakton në raste të rralla vaksina “AstraZeneca”?

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) sqaroi se simptomat e dyshimta që duhet të shqetësojnë të vaksinuarit janë:

– vështirësi në frymëmarrje

– dhimbje në gjoks

– ënjtje në këmbë

– dhimbje të vazhdueshme të barkut

– simptoma neurologjike, duke përfshirë dhimbje koke të forta dhe të vazhdueshme

– shenja të vogla të gjakut nën lëkurë përtej vendit të injektimit