Tritan Shehu: S'e kemi arritur periudhën më të keqe, kurba e të infektuarve është në ngritje - Gazeta Express
string(89) "tritan-shehu-se-kemi-arritur-periudhen-me-te-keqe-kurba-e-te-infektuarve-eshte-ne-ngritje"

Gazeta Express

26/03/2020 22:50

Tritan Shehu: S’e kemi arritur periudhën më të keqe, kurba e të infektuarve është në ngritje

Gazeta Express

26/03/2020 22:50

Për ish-ministrin e shëndetësisë, Tritan Shehu, akoma nuk ka ardhur periudha më e keqe në lidhje me koronavirusin.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Shehu tha se kurba është në ngritje dhe vatrat po shpërndahen në të gjithë vendin.

Lexo Edhe:

Shehu: Kjo është një situatë me të dhëna jo reale, por problemi është se si do të shkojë kjo situatë. Nëse shkon kështu, jemi të gjithë të nderuar, dalim me variantin më të mirë, por nuk kemi arritur akoma periudhën më të keqe. Unë e mbështes në faktin se kurba është në ngritje. Së dyti në vatrat që po shpërndahen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Së treti, ne nuk jemi në gjendje që të identifikojmë rastet. E katërta, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë gjurmimin e personave të kontaktit me personat e kontaminuar.