Trishtimi që la pas vdekja e Vjosa Berishës, nga Dafina Zeqiri te Arbana Osmani, VIP-at “shpërthejnë” në lot - Gazeta Express
string(104) "trishtimi-qe-la-pas-vdekja-e-vjosa-berishes-nga-dafina-zeqiri-te-arbana-osmani-vip-at-shperthejne-ne-lot"

Rozë

Gazeta Express

24/06/2022 9:18

Trishtimi që la pas vdekja e Vjosa Berishës, nga Dafina Zeqiri te Arbana Osmani, VIP-at “shpërthejnë” në lot

Rozë

Gazeta Express

24/06/2022 9:18

Ditën e djeshme, u nda nga jeta producentja e njohur Vjosa Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në rrjetin social – “Instagram”.

Producentja ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti.

Lexo Edhe:

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, shkroi bashkëshorti.

Ndërkohë, reagimet ishin të shumta lidhur me këtë lajm kaq të trishtë. Rrjetet sociale janë mbushur të gjitha me fotot e Vjosës. Të shumtë janë edhe personazhet e famshëm që kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Më poshtë do t’ju tregojmë vetëm disa nga qindra: