Triatlonistët ngritin flamurin e Kosovës në Spanjë - Gazeta Express
string(50) "triatlonistet-ngritin-flamurin-e-kosoves-ne-spanje"

Sport

Gazeta Express

28/04/2023 23:06

Triatlonistët ngritin flamurin e Kosovës në Spanjë

Sport

Gazeta Express

28/04/2023 23:06

Sot u mbajt ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror të triatlonit, disiplina duathlon, në Ibiza të Spanjës.

Përkundër problemeve që muajve të fundit ua nxori Spanja sportistëve kosovarë, me mos lejimin e simboleve shtetërore të Kosovës, ekipi i triatlonit i përbërë nga Albion Ymeri, triatlet dhe Gazmend Maxhuni, sekretar i përgjithshëm, njëherit nënpresident i KOK-ut, bartën flamurin e shtetit në ceremoninë hapëse.

Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) uroi që Spanja të ketë ndryshuar qëndrim në raport me sportistët kosovarë.

“Urojmë që Spanja të ketë ndryshuar qëndrim dhe të mos e përfshijë politikën me sportin”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement