Tri vite punë e detyruar, bien me 40% kërkesat për Mjekësi - Gazeta Express
string(56) "tri-vite-pune-e-detyruar-bien-me-40-kerkesat-per-mjekesi"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 21:30

Tri vite punë e detyruar, bien me 40% kërkesat për Mjekësi

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 21:30

Ligji që detyron studentët të punojnë 3 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve ka ulur me 40% numrin e maturantëve që konkurrojnë për Mjekësinë. Nga 2035 aplikantë vitin e kaluar, këtë vit janë vetëm 1202, pasi shumë kanë zgjedhur universitetet private për të shmangur kushtet e qëndrimit të detyruar.

Testimi elektronik për Mjekësi ka nisur, ku 436 vende janë të lira dhe do të vlerësohen nga 30% e testit dhe 70% nga rezultatet e shkollës së mesme. Çdo kandidat ka paguar 5000 lekë për të marrë pjesë në test, i cili do të përfundojë më 22 gusht.