Tri viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit - Gazeta Express
string(44) "tri-viktima-nga-covid-19-ne-24-oret-e-fundit"

Gazeta Express

16/09/2020 15:01

Tri viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gazeta Express

16/09/2020 15:01

Vendit i janë shtuar edhe tri viktima të cilat kanë humbur jetën nga COVID-19. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend janë shënuar edhe 76 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të prekurve nga ky virus në Kosovë ka arritur në 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.

E rastet e fundit vijnë nga komunat: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.