Tri veshje, koreografi perfekte dhe skenë magjike: Dua Lipa mahnit Prishtinën në natën e parë të festivalit ‘Sunny Hill 2025’ - Gazeta Express
string(121) "tri-veshje-koreografi-perfekte-dhe-skene-magjike-dua-lipa-mahnit-prishtinen-ne-naten-e-pare-te-festivalit-sunny-hill-2025"

Rozë

Gazeta Express

02/08/2025 10:59

Tri veshje, koreografi perfekte dhe skenë magjike: Dua Lipa mahnit Prishtinën në natën e parë të festivalit ‘Sunny Hill 2025’

Rozë

Gazeta Express

02/08/2025 10:59

Prishtina u shndërrua në kryeqendrën e muzikës botërore mbrëmjen e së premtes, kur ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në hapjen e edicionit të pestë të festivalit “Sunny Hill”. Festivali, i cili mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht, është organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Dua Lipa, e cila prej vitesh dominon skenën muzikore globale, solli në Prishtinë një shfaqje energjike dhe të kuruar deri në detaje. Ajo interpretoi këngë nga albumi i saj më i fundit Radical Optimism, si dhe disa nga hitet më të mëdha të dy albumeve të saj paraprake.

Performanca e saj u shoqërua me koreografi të fuqishme dhe një skenografi moderne që krijuan një përvojë vizuale dhe muzikore të paharrueshme për publikun.

Gjatë shfaqjes, Dua u shfaq me tri veshje të ndryshme skenike, secila më ikonike se tjetra, duke reflektuar stilin e saj unik dhe të guximshëm.

Bashkë me balerinët dhe ekipin e saj, ajo solli një performancë të sinkronizuar në mënyrë perfekte – një përzierje mes artit skenik dhe energjisë së pakontestueshme që e karakterizon.

Kjo ishte hera e katërt që Dua Lipa performoi në Prishtinë, pas debutimit të saj më 2018 në “Sunny Hill Festival”, rikthimit në vitin 2022, koncertit të vitit 2026, dhe tashmë edhe në vitin 2025.

Çdo rikthim i saj në vendlindje përbën një moment të veçantë për fansat dhe për qytetin, që e mirëpret gjithmonë me dashuri të madhe.

“Sunny Hill Festival” pritet të vazhdojë edhe dy netët e ardhshme me emra të tjerë të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe shqiptare, duke e vendosur sërish Prishtinën në hartën e festivaleve më të rëndësishme të Evropës Juglindore.