Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi pret Drenicën në një përballje direkte për mbijetesë.
Të dyja skuadrat ndodhen në zonën e rrezikshme, ndaj fitorja është thuajse obligim për secilën prej tyre.
Një tjetër duel i rëndësishëm zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani përballet me Gjilanin, në një ndeshje që pritet të sjellë rivalitet dhe intensitet të lartë.
Ndërkohë, liderja aktuale e Superligës, Drita, do të jetë nikoqire e Ferizajt, me synimin për të vazhduar serinë pozitive dhe për të ruajtur kreun e tabelës.
Të tri ndeshjet nisin nga ora 15:00.