Tri shenja paralajmëruese të kancerit që nuk bën t’i injoroni - Gazeta Express
string(60) "tri-shenja-paralajmeruese-te-kancerit-qe-nuk-ben-ti-injoroni"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/06/2021 0:50

Tri shenja paralajmëruese të kancerit që nuk bën t’i injoroni

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/06/2021 0:50

Simptomat e kancerit: Pothuajse të gjithë jemi prekur nga kanceri në një mënyrë apo tjetër. Sa më herët që t’i zbuloni shenjat, aq më e madhe do të jetë mundësia për t’u shëruar. Por, cilat janë tri ndryshimet që paralajmërojnë se keni rrezik nga kanceri?

Kanceri është një sëmundje e zakonshme që prek një nga dy njerëz gjatë jetës së tyre. Megjithatë, është vështirë që të dimë nëse kemi rrezik nga ai. Nëse keni përjetuar tri nga këto ndryshime kryesore, vizitojeni mjekun dhe mos i injoroni ato.

Lexo Edhe:

Humbje peshe

Sipas “American Cancer Society”, humbja e pashpjegueshme e peshës është simptoma e parë e kancerit të ezofagut, pankreasit, stomakut dhe mushkërive. Kanceret e tjera, siç janë ai i vezorëve, nuk shkakton humbje peshe pasi që tumori rritet aq shumë saqë prek edhe stomakun. Kjo bën që ju ta hasni atë më herët. Simptoma të tjera që ndieni gjatë kësaj kohe përpos humbjes së peshës janë:

Të vjella

Humbja e apetitit

Vështirësi në përtypje apo gëlltitje

Humbja e peshës është e zakonshme për njerëzit me kancer dhe është shenja e parë e sëmundjes që e shohim, shkruan cancer.net, transmeton GazetaExpress.

“Në fakt, 40 për qind e njerëzve thonë që ata kanë humbur peshë në mënyrë të pashpjegueshme kur janë diagnostikuar për herë të parë me kancer. Humbja e peshës që lidhet me kancer është ndryshe nga tipat e tjerë të humbjes se peshës”.

Ndryshimi i madhësisë së nishaneve

Shenja e parë e melanomas është gjithmonë një nishan i ri apo një ndryshim në pamje të një nishani të vjetër. Nishanet normal në përgjithësi janë rrethor apo vezor, me anësore të lëmuara dhe zakonisht nuk kanë diametër më të madh se 6mm, shkruan NHS.

“Por madhësia nuk na bën të sigurt që mos ta quajmë atë shenjë të melanomas”, vazhdon Instituti i Shëndetit Publik në Britani. “Një nishan i shëndetshëm mund të jetë më i madh se 6mmm kurse një nishan kancerogjen mund të jetë më i vogël së kaq”.

Ndryshimet e shprehive për të shkuar në WC

Aktiviteti i zorrëve mund të ndryshojë nga personi në person. Kjo përfshinë edhe aktivitetin e zorrëve të juaj, kontrollin e tyre kur dilni jashtë dhe ngjyrën e jashtëqitjeve. Derisa disa ndryshime të fecesit mund të paraqesin infeksione të përkohshme, disa mund të jenë indikacion më i madh që janë shenja të kancerit.

Urinimi i shpeshtë, gjaku në urinë, vështirësi gjatë urinimi gjatë natës janë shenja të hershme të kancerit në prostatë.

Ndryshimet abnormale në ngjyrë të urinës dhe jashtëqitjeve konsiderohen:

Jashtëqitje të zeza, të ndara

Jashtëqitje me ngjyrë argjile

Jashtëqitje me ngjyrë të kuqe të thellë

Jashtëqitje me ngjyrë të bardhë

Ndryshimet e zakonshme në jashtëqitje janë:

Jashtëqitje të thata

Jashtëqitje të forta

Myk apo lëng rreth jashtëqitjes suaj

Jashtëqitje të holla

/GazetaExpress/