Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës - Arrestohen dy gra, njëra dërgohet në mbajtje   - Gazeta Express
string(98) "tri-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-rajonin-e-prishtines-arrestohen-dy-gra-njera-dergohet-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 8:48

Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës – Arrestohen dy gra, njëra dërgohet në mbajtje  

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 8:48

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohë në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Të njëjtat, bën të ditur policia, kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Në raport, PK bën të ditur se nga rastet janë arrestuar dy femra, ku njëra nga to është dërguar në mbajtje, kurse tjetra, është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Gazeta Express.

Raporti i PK’së:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 03.04.2026 – 01:59. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ajo ka shqetësuar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar, i cili kishte urdhër mbrojtje nga gjykata. Me urdhër ë prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë  03.04.2026 – 09:00. Është arrestuar e  dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje,  e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. 

Obiliq 03.04.2026 – 20:00. Pas një mosmarrëveshje në familje, janë përfshirë në rast, e dyshuara femër dhe i dyshuari mashkull kosovar (babë e vajzë). Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe  pas intervistimit  me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement