Ambasada gjermane në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur rreth zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës pasi Kuvendi i Kosovës dje s’ka zgjedhur presidentin e ri.
Të pyetur rreth shkuarjes në zgjedhje të reja për të tretën herë brenda një afati kohor prej më pak se dy vitesh, nga Ambasada gjermane kanë thënë se për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së, Gjermanisë i duhet një Kosovë me institucione plotësisht të konstituuara dhe stabile.
“Gjermania vazhdon të jetë një mike dhe partnere e fortë në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Për të arritur përparim në këtë rrugë, ne kemi nevojë për institucione të konsoliduara plotësisht dhe stabile në Kosovë”, ka thënë për Express Catalina Heine, zëdhënësja e Ambasadës Gjermane.
Presidetnja Vjosa Osmani sot ka vendosur shpërndarjen e Kuvendit dhe ka ftuar takim për caktimin e datës së zgjedhejve me partitë politike në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar dekretin e Osmanit duke e quajtur antikushtetues dhe Kurti nuk i ka shkuar fare në takim./Express/