string(51) "tri-opsionet-qe-i-ka-de-bruyne-per-te-ardhmen-e-tij"

Sport

Gazeta Express

18/05/2025 11:32

Tri opsionet që i ka De Bruyne për të ardhmen e tij

Sport

Gazeta Express

18/05/2025 11:32

Kevin De Bruyne zhvilloi ndoshta ndeshjen e tij të fundit të madhe me fanellën e Manchester Cityt këtë të shtunë. Mesfushori belg, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor, ishte titullar dhe luajti të gjitha 90 minutat në humbjen e skuadrës së tij ndaj Crystal Palace (1-0) në finalen e FA Cup.

Në moshën 33-vjeçare, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, por opsionet që po shqyrton kanë filluar të marrin formë.

Reprezentuesi belg la të kuptohet se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por theksoi se në këtë fazë të karrierës do të vendosë duke pasur në fokus mirëqenien e familjes së tij. “Nuk jam më 20 vjeç, tani ka shumë më tepër faktorë që ndikojnë,” deklaroi ai pas ndeshjes për mediat angleze.

Aktualisht, tre skenarë po duken më të mundshëm për të ardhmen e De Bruyne. I pari do ta çonte përtej Atlantikut: Major League Soccer prej kohësh ka shfaqur interes për të, dhe disa klube amerikane janë të gatshme të bëjnë një investim të rëndësishëm për ta sjellë në SHBA.

Opsioni i dytë është Napoli, që ëndërron të afrojë një lojtar të këtij niveli për të bërë një hap cilësor në Serie A. Së fundmi, mbetet e hapur edhe mundësia që ai të qëndrojë në Premier League. Edhe pse rinovimi me Manchester Cityn duket i pamundur, Aston Villa po e ndjek nga afër situatën dhe mund të bëjë një lëvizje për ta, nëse ai bëhet lojtar i lirë./GazetaExpress/