Tri ngjyrat e urinës tuaj që sinjalizojnë kancerin e zorrëve - Gazeta Express
string(60) "tri-ngjyrat-e-urines-tuaj-qe-sinjalizojne-kancerin-e-zorreve"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

30/09/2021 0:57

Tri ngjyrat e urinës tuaj që sinjalizojnë kancerin e zorrëve

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

30/09/2021 0:57

Simptomat e kancerit të zorrëve mund të jenë delikate në fillim dhe shpesh anashkalohen, për shkak se konsiderohen si shkaqe jo serioze. Tri ngjyra që ndryshojnë urinën e juaj mund të jenë sinjal i sëmundjes vdekjeprurëse

Kanceri i zorrëve është njëri prej tipave të kancerit që vetëm në Britani prek afër 40 000 raste të diagnostifikuar çdo vit. Sipas NHS, kanceri ndonjëherë mund të fillojë në zorrën e hollë, por kanceri në zorrën e hollë është shumë më i rrallë sesa kanceri në zorrën e trashë. Kur qelizat kancerogjene shumohen në këtë rajon, shenjat e para që do i hasni janë kur shkoni në tualet.

Lexo Edhe:

Sipas organizatës shëndetësore, “Cancer Council”, ngjyra e urinës suaj mund të sinjalizojë kancerin e zorrëve.

Atëherë, nëse keni këto ngjyra në urinë ju duhet të keni kujdes dhe ato janë:

E errët

E ndryshkur

E kaftë.

Këto ndryshime kanë tendencë të shfaqën gjatë natës, thotë Cancer Council.

Sipas këtij institucioni shëndetësorë, gjaku në urinë apo urinimi i shpeshtë janë po ashtu shenja paralajmëruese.

Është e rëndësishme të theksohet se ndryshimet në urinë nuk janë shenjat e para të kancerit në zorrë.

“Tri simptomat kryesor të kancerit në zorrë janë gjaku në feces (jashtëqitje), ndryshimet e sjelljes së zorrëve – të tilla si jashtëqitje më të shpeshta, më të lirshme dhe dhimbje abdominale”, shpjegon NHS.

Megjithatë, këto simptoma janë të zakonshme të shumica e njerëzve që nuk kanë të bëjnë me kancerin në zorrë, transmeton GazetaExpress

“Për shembull, gjaku në feces mund të shkaktohet shpesh edhe nga hemorroidet, dhe zakoni i zorrëve dhe dhimbjet e stomakut shpesh mund të jenë si rezultat i asaj që kemi ngrenë”, shpjegon tutje NHS.

Pavarësisht kësaj “ju duhet ta pyesni mjekun familjarë nëse keni ndonjë simptomë të kancerit të zorrëve për tri apo më shumë javë”, këshillon NHS.

Mjeku familjarë mund të vendos:

Të kontrollojë stomakun dhe pjesën e fundme të tij duke u siguruar që aty nuk ka gunga

Të organizojë një test të thjesht gjaku për të kontrolluar aneminë apo mungesën e hekurait – kjo mund të tregoj nëse ke ndonjë gjakderdhje në zorrë për të cilën ju nuk jeni në dijeni

Të organizojë për ju një test të thjesht në spital që ju të jeni të sigurt që këto simptoma nuk janë serioze.

A jam në rrezik?

Shkaktari kryesor i kancerit të zorrëve është i panjohur. Megjithatë, hulumtimi ka treguar disa faktor kryesor ku ju mund ta zhvilloni këtë sëmundje.

Rreziku që ju të sëmureni me kancer të zorrëve varët nga disa gjëra përfshirë: moshën, gjenet dhe faktorët e stilit tuaj të jetës.

Të kesh një apo më shumë faktor rreziku, nuk do të thotë se definitivisht do të sëmureni me kancerin në zorrë.

Shumë studime kanë treguar që të ngrënit shumë mish të kuq dhe të përpunuar rrit rrezikun për kancer të zorrëve.

Është vlerësuar që rreth 13 nga 100 raste te të sëmurëve me kancerin e zorrëve në Britani janë të lidhur me konsumimin e këtyre mishrave.

Mishi i përpunuar është çdo lloj mishi që është trajtuar apo konservuar dhe i është shtuar aromatik-të tilla si: proshuta, sallami, suxhuku, mishi i konservuar apo krihet e pulës.

Qeveria rekomandon të njerëzit që mos të hanë më shumë se 90 gram mish të kuq dhe të konservuar dhe atë ta reduktojnë në 70 gramë.

A lidhet kanceri i zorrëve me obezitetin

“Është llogaritur që 11 nga 100 raste të kancerit të zorrëve në Britani lidhen me personat me mbipeshë apo obezët”, raporton Cancer Research UK.

Obeziteti do të thotë kur jeni më peshë më të madhe, 30 kg apo më shumë se duhet. /GazetaExpress/