Tri klube angleze pas Jamesit - Gazeta Express
string(29) "tri-klube-angleze-pas-jamesit"

Tri klube angleze pas Jamesit

Gazeta Express

01/04/2020 15:00

Futbollisti kolumbian do të largohet nga Reali gjatë verës dhe mund të përfundojë në Premierligë

Real Madridi po planifikon ta shesë James Rodriguezin me të përfunduar sezoni aktual.

Lexo Edhe:

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se futbollisti kolumbian mund të përfundojë në Premierligë, përcjell Gazeta Express.

Interesim për mesfushorin ofanziv kanë shfaqur Arsenali, Evertoni dhe Wolverhamptoni.

Evertoni duket të jetë në avantazh për përfaqësuesin kolumbian.

Kjo pasi Të Kaltrit udhëhiqen nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili kishte punuar me 28 vjeçarin në Madrid.

James e pati një eksperiencë në formë huazimi në Bayern Munich, por gjiganti bavarez nuk vendosi ta blinte atë.

Tash, ish-futbollisti i Portos dhe Monacos po e kërkon një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi. /Gazeta Express/