Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Aktualisht nga ky koalicion mandatin e deputetit e kanë siguruar, Ramush e Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha.
Shumë afër për t’u konfirmuar si deputetë kur janë numëruar mbi 80% të votave janë edhe Arbërëshë Krasniqi dhe Lahi Brahimaj.
Eugen Cakolli, menaxher i programeve në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë për IndeksOnline se prej 8 deputetëve të këtij koalicioni, tri prej tyre do të jenë gra.
Kësisoj, në garë për deputete është edhe Albana Bytyqi dhe Xhevahire Izmaku që kanë siguruar mbi 7 mijë vota.
Nesër pritet të përfundojë numërimi i votave për kandidatë për deputetë, për t’i hapur rrugë pastaj numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...