Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches - Gazeta Express
string(60) "tri-gola-per-tri-pike-reali-merr-fitore-te-madhe-ndaj-elches"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 23:03

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 23:03

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në garën për titullin e kampionit në La Liga.

Të besuarit e Alvaro Arbeloas kanë marrë një fitore të lehtë ndaj Elches, me ndeshjen e luajtur në “Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.

Reali fitoi 4-1, me katër golashënues të ndryshëm nga Reali.

Serinë e golave e hapi Antonio Rudiger, në minutën e 39-të, pas një dominimi të lehtë nga Reali kah rastet e krijuara.

Rudiger shënoi pasi një goditje e Federico Valverdes u rikthye nga duart e portierit, në kokën e lojtarit të Elches, e më pas u godit nga Rudigeri me një gjysmëvolej, për 1-0.

Pesë minuta më vonë, Reali e dyfishoi epërsinë, me Valverden që shënoi një supergol, për 2-0.

Ky ishte goli i tij i pestë në tri ndeshjet e fundit, pasi më parë kishte shënuar ndaj Celta Vigos në fundjavën e kaluar, dhe ndaj Manchester Cityt në mesjavë.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa Reali shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë.

Ishte mbrojtësi spanjoll, Dean Huijsen që shënoi për 3-0 me kokë, në minutën e 66-të.

Në minutën e 85-të megjithatë, Elche e shënoi golin e nderit, kur Manuel Angel i Realit e dërgoi topin në rrjetën e tij për autogol.

Por, goli i mbrëmjes u shënua nga Arda Guleri, i cili shënoi nga pothuajse 70 metra, pasi e pa daljen e portierit kundërshtar larg portës së tij.

Me këtë fitore, Reali renditet i dyti me 66 pikë, një më pak se Barcelona në vendin e parë, e cila e ka edhe një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë nesër.

Ndërkohë, Elche është e 17-a me 26 pikë, një më shumë se Mallorca që është e 18-ta me një ndeshje më pak./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement