Siç duket, mjafton një fjali e vetme me tri fjalë që ta joshni një mashkull.
Besojeni ose jo, tri fjalë mjaftojnë që mashkulli të fascinohet me prezencën tuaj.
“Të dua menjëherë” – janë fjalët e thjeshta, por tejet efektive që ta bëni atë për vete.
Nëse i pëshpëritni këto fjalë kur jeni në shtrat duke u zhveshur, është tejet mirë.
Por, nëse i thoni në vende të papërshtatshme – shembull posa të dilni nga kinemaja – atëherë është edhe më e “rrezikshme”.
Stefan Johnson, psikoterapisë, thotë se fjalitë që priten më së paku janë nxitësi i vërtetë i dëshirës dhe epshit seksual mashkullor.
“Kur një mashkull befasohet në mënyrë erotike, truri i tij liron endorfine dhe neurotransmetues të cilat e rrisin transmetimin e impulseve dhe ndikojnë në disponim”, thotë ai.
Megjithatë, esenca është që këtë fjali ta përdorni në mënyrë strategjike duke e përdorur në kohën e duhur.
Duke e bërë këtë, ju e theksoni vendosmërinë tuaj për t’i garantuar kënaqësi të vërtetë.
Ekspertët tjerë të seksit thonë se meshkujt shpeshherë ndihen të neglizhuar, ndërkaq kjo fjali i garanton atij vetëbesim dhe pastaj që të dy përfitoni në shtrat.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...