Tri fjalë për Adem Demaçin në tubimin e shoqërisë “Lëvizja” (me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij) - Gazeta Express
string(99) "tri-fjale-per-adem-demacin-ne-tubimin-e-shoqerise-levizja-me-rastin-e-90-vjetorit-te-lindjes-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 19:01

Tri fjalë për Adem Demaçin në tubimin e shoqërisë “Lëvizja” (me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij)

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 19:01

Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës, ku ishin të pranishëm shumë bashkëveprimtarë të LPK-së, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Adem Demaçi.

Xhemajli gjatë fjalimit të tij, tregoi se krahas punës legale që Adem Demaçi ka bërë gjatë viteve nëntëdhjeta në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dhe më vonë në Partinë Parlamentare, ai mbajti lidhjet ilegale në fshetësi me Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe përmes saj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës derisa u bë hapur Perfaqësuesi i Pergjithshëm Politik i UÇK-së.

Kontritubuti i Adem Demaçit ka qenë i jashtëzakonshëm për bashkimin, unitetin dhe kontinuitetin e Lëvizjes Popullore të Kosovës në mbledhjet përgatitore të gushtit të verës së vitit 1991 për Mbledhjen e III-të të Pergjithshme të LPK-së që u mbajt më vonë, në tetor, në Ujmir të Klinës.

Më 10 Gusht 1992 në Lucern të Zvicrës është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LPK-së në të cilën morën pjesë Adem Demaçi, Ahmet Haxhiu, Fazli Veliu, Gafurr Elshani, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe unë, Emrush Xhemajli. Në atë mbledhje u diskutua vetëm një pikë. Lufta e armatosur të popullit shqiptar të robëruar. Po citoj ate që tha Adem Demaçi në fillim të takimit:  “Shumë shpejt do të vijë para nesh e do të shtrohet detyra, e luftës së armatosur…., populli do të kërkojë që të luftojë…” dhe dha një varg idesh dhe orientimesh për Kryesinë e LPK-së lidhur me përgatitjen e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Pra, po bëhet fjalë për vitin 1992, për fillimin e procesit të formimit të UCK-së.

III.

Takimi dhe aktiviteti më mbreslënës me Adem Demaçin ka qenë gjatë luftës. Ndodhi më 20 dhjetori i vitit 1998 në vendqënrdimin e Shtabit të Zonës operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jabllanicë të Gjakovës. Me disa ushtarë unë isha në të zbritur nga kodra me lisa të gjatë të Jabllanicës (aty ku sot janë varrezat e dëshmorëve), shoh tek ngjitet dikush kodrës përpjetë. Nuk po më besohej. Ai ishte Adem Demaçi. Befasia nuk kishte qenë vetëm imja. “Eu…po t’i këtu?” ishte fjalën e parë që e tha Adem Demaçi ende pa u përshëndetur nga habia për vendin dhe rrethanat e takimit. Me Bacën ishim mësuar të shifeshim vetëm në mbledhjet ilegale, në takime e tubime të pajisur me libra, fletore lapsa e kompjuterë, tani po takoheshim me uniforma e armë. Me gëzim e mall u përshëndetëm me te dhe me Skender Kastratin që e shoqeronte atë. Adem Demaçi ishte nisur për te Shtabi i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, në cilësinë e Perfaqësuesit të Pergjithshëm Politikë të saj.

Unë shmanga një nga ushtarët që kisha me vete dhe i thash të shpejtojë para neve dhe të lajmëroi në Shtab për ardhjen e Adem Demaçit dhe të merren masa për pritje.

Rrugën e kaluam shpejt. Kur mbërritëm në hyrje të vendqëndrimit të Shtabit, Maliq Ndreca, Komandanti i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”, kishte rreshtuar një togë nderi me ushtarë. Ata qëndroin të disiplinuar e krenar për udhëheqësin e tyre të cilin e njihnin të gjithë. Planet që bënim shumë vite më heret për ngritjen e ushtrisë ishin bërë realitet. Adem Demaçi po parakalonte një nga rreshtat e Ushtrisë sonë çlirimtare.

Në Shtab ishte Zv. Komandanti i Zonës, Nazmi Brahimaj. Komandanti Ramush Haradinaj atë ditë ishte në inspektim në një rajon tjetër të Zonës.

Adem Demaçi na njoftoi se për pak kohë këtu do të jetë edhe zyrtari i misionit verifikues i OSBE-së, z. Shën Bërns me shoqëruesit me të cilët u mbajt një takim i përbashkët në Shtabin e Zonës së Dukagjinit.

Gjatë qëndrimit në Zonë, Adem Demaçi u interesua për gjendjen e Ushtrisë, për zhvillimet në terren, luftimet etj. Adem Demaci ishte i impresionuar me zhvillimin e UÇK-së në këtë zonë dhe shprehu pikellim për dëshmorët e rënë. Adem Demaçi me këtë rast vizitoi të plagosurit e betejave të fundit. Ne veçanti u ndal dhe bisedoi me të plagosurin Agron Rama i cili ishte komandant i Brigadës 134 “Bedri Shala”.

Në foto: Adem Demaçi, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Ahmet Haxhia, Fazli Veliu etj. /Epoka e Re

Advertisement
Advertisement
Advertisement