string(56) "tri-ekspozita-te-hapura-ne-galerine-kombetare-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

28/03/2023 14:43

Tri ekspozita të hapura në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Arte

Gazeta Express

28/03/2023 14:43

Tri ekspozita qëndrojnë të hapura për publikun në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Zgjim Zyba, grupi i artistëve dhe Bekim Zeqiri janë prezent me artin e tyre në hapësirat e Galerisë.

Në pamje është ekspozita “Eminencë Gri” nga Zgjim Zyba. E vendosur brenda dhe jashtë galerisë, ekspozita përmban dy instalacione të komisionuara që eksplorojnë nocionin e të pamurit dhe lëvizjes në raport me perceptimet tona të cilat shndërrohen dhe ndërmjetësohen nga imazhet vizuale të cilat shpërndahen përmes mjeteve teknologjike.

Në katin e parë, “Një vend pa mure” prezanton punën grupore të artisteve Djellza Azemi, Anjesa Dellova, Anita Mucolli, Kelly Tissot dhe jpp.. Ekspozita trajton konceptin e hapësirës dhe kohës, gjuhës dhe lidhjeve ndërnjerëzore si dhe shtëpisë krahas ritualeve dhe kujtesës.

Dhe në katin e dytë, eksploroni pikturat e Bekim Zeqirit në ekspozitën e tij me titull “Intertitles”. Veprat e Zeqirit janë frymëzuar nga mekanizmat e teatrit – skenografi të skicuara, udhëzime skenike të shkurara në skenar dramatik dhe dialogu mes aktorëve – në punët e Zeqirit fjala e shkruar është një element që përvijon veprimin përpara e e pezullon, duke trubulluar hapësirën mes pikturës dhe performancës.

/Express/