Tri arsye pse Milan janë pa asnjë dyshim më të mirë pa Dybala - Gazeta Express
string(61) "tri-arsye-pse-milan-jane-pa-asnje-dyshim-me-te-mire-pa-dybala"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 17:39

Tri arsye pse Milan janë pa asnjë dyshim më të mirë pa Dybala

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 17:39

Milan është lidhur kohëve të fundit me një kalim të Paulo Dybala, por janë disa arsye pse ata nuk duhet të insistojnë për të nënshkruar me argjentinasin këtë verë

Ky afat kalimtar i verës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kuqezinjtë pasi që ata fituan Scudetton pas 11 viteve, ndërkaq tani klubi po kërkon që të rikthehet në krye të tabelës. Shitja e klubit nga Elliott Management të RedBird Capital do të thotë se strategjia për muajt e ardhshëm ende është e paqartë dhe raportet që Dybala do të vije, vetëm sa e komplikojnë situatën.

Lexo Edhe:

Raportet e fundit nga Italia tregon që përfaqësuesit nga Elliott kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Dybala për të shikuar një mundësi kalimi, diçka që ata janë brenda të drejtës së tyre për ta bërë pasi që marrëveshja me RedBird nuk mbyllet deri në shtator. Nënshkrimi me argjentinasin do të ishte një rrezik, megjithatë, dhe ka një numër arsyesh pse ata duhet t’i shmangen kësaj marrëveshje.

1 – Shpenzimet financiare

Transferi i Dybalasë nuk do të jetë me një çmim të lirë; ai raportohet se është duke kërkuar një pagë prej 7-8 milionë euro dhe në marrëveshje do të përfshihen edhe paratë për agjent dhe bonuset. Është e paqartë se sa para do të investojë Elliott këtë verë (diku prej 50 milionë deri 60 milionë euro sipas raporteve), kështu që përdorimi i kësaj shume për Dybala do t’i lejonte ata pa shumë fonte dhe synimet e tyre kryesor si Sven Botman, që ka vlerë 30 milionë euro, nuk do të transferohet.

2 – Kostoja fizike

Nuk është sekret që 28 vjeçari është një lojtar që lëndohet shpesh. Në sezonin që e lamë pas, Dybala ka humbur 11 ndedshje me Juventusin dhe në një sezon para këtij të fundi 21. Problemet muskulore janë një problem i qartë për 28 vjeçarin dhe kjo do ta dëmtonte edhe më shumë klubin pos pagës së lartë.

3 – Kostoja e Maldinit

Para kalimit të pronësisë së Milanit, drejtor kryesor Paolo Maldini nënvizojë pritjet e tij pë më shumë fuqi vendimmarrëse dhe resurse për të luajtur, kështu që fakti që përfaqësuesit e Elliot janë në ndjekje për një marrëveshje me Dybala do të thotë se legjenda e klubit është i mënjanuar, duke ia larguar aftësitë e tij për të nënshkruar me lojtar si Botman. Vazhdimi i luftës për Dybala duket se është një tregues i garantuar se ai do të largohet, e cila gjë do të ishte një gabim i madh për Kuqezinjtë. /GazetaExpress/