Tri arsye pse hëna e plotë e tetorit ndikon në gjumin e juaj - Gazeta Express
string(60) "tri-arsye-pse-hena-e-plote-e-tetorit-ndikon-ne-gjumin-e-juaj"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/10/2021 22:00

Tri arsye pse hëna e plotë e tetorit ndikon në gjumin e juaj

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/10/2021 22:00

Sot është hëna e plotë e njohur ndryshe si “Hëna e gjuetarit” e ku do të jetë shumicën e kohës në qiell – e ku shumë nga ne do ta kenë vështirë që të flenë, një fenomen ky i njohur edhe si “pagjumësia hënore”

Jemi pothuajse afër hënës së 10 të plotë këtë vit, e cila është e njohur me emrin “Hëna e gjuetarit”.

Lexo Edhe:

Hëna e plotë e tetorit e ka marrë emrin për shkak se paraqitet në qiell gjatë kohës ideale për gjueti, ku njerëzit e planifikonin një muaj para muajve të ftohtë të dimrit.

Hëna e plotë është sonte (e mërkurë), më 20 tetor dhe është shfaqur në horizonte prej orës 16:56 .

Është nga një hënë e plot çdo muaj, por a e keni pyetur vetën se si ndikojnë ato në trupin e juaj?

Sipas ekspertëve të gjumit nga MattressNextDay dhe astrologes Inbaal Honigman, hëna e plot mund të këtë ndikim negativ në gjumin e juaj, e njohur ndryshe si pagjumësia hënore.

Nga kontrolli i baticave deri të ndikimi i sjelljes ndryshe të kafshëve, hëna ka një lidhje të thellë me planetin Tokë.

Më poshtë janë tri gjëra që bëjnë që hëna ndikon negativisht në gjumin e juaj, duke shkaktuar pagjumësi hënore.

Do të ju duhen pesë minuta më shumë deri të ju merr gjumi

Sipas një studimi për analiza të gjumit nga shkencëtarët në Zvicër, do ju duhen pesë minuta më shumë minimumi që t’ju zë gjumi kur është hëna e plotë.

“Hëna kontrollon baticat, duke tërhequr ujin drejt bregut dhe duke e lëshuar përsëri”, shpjegon Inbaal, transmeton GazetaExpress.

“Trupi i njeriut përbëhet nga 70 për qind ujë. Nëse hëna mund të lëvizë tërë oqeanet, imagjinoni ndikimin që mund ta këtë në trupin e juaj kur ju përpiqeni që të flini”.

Flini 20 minuta më pak

Sipas të njëjtës analizë, mesatarja e njerëzve kanë fjetur 20 minuta më pak kur ka pasur hënë të plotë.

Për më tepër, disa ditë para hënës së plot, burrat dhe gratë kishin nivele më të ulëta të hormonit të gjumit, melatonin.

Kjo është pjesa qendrore e ciklit të gjumit dhe zgjimit të trupit, e cila ndihmon trupin e juaj të sinkronizohet me natën dhe ditën.

Ulë në 30 për qind gjumin e thellë

Sipas një tjetër studimi katër vjeçar, gjatë hënës së plotë, është zbuluar se aktiviteti i trurit në gjumin e thellë bie për 30 për qind.

Kjo u zbulua edhe pse në këtë rast nuk pati faktor të tjerë që ndryshuan rutinën e gjumit gjatë hënës së plotë.

Sipas Inbaal, kjo mund të shpjegohet në mëngjesin pas hënës së plotë, ku ju mund të zgjoheni më të turbullt, që është e kundërta e çlodhjes.

Kur ishin hënat dhe pritet të jenë edhe dy hëna të plota gjatë 2021?

Këtu është lista e plotë e hënave të plota më 2021. Mund të shikoni, ndoshta ju nuk keni fjetur mirë në këto data.

28 janar

27 shkurt

28 mars

27 prill

26 maj

24 qershor

24 korrik

22 gusht

21 shtator

20 tetor

19 nëntor

19 dhjetor