Treshja që “do e bëj edhe më nxehtë këtë verë” - Gazeta Express
string(44) "treshja-qe-do-e-bej-edhe-me-nxehte-kete-vere"

Treshja që “do e bëj edhe më nxehtë këtë verë”

Muzike

Gazeta Express

27/06/2021 12:12

Butrint Imeri dhe AVD Digital kanë paralajmëruar një këngë të nxehtë, një hit të vërtetë, për këtë verë pasi që kanë bërë një paralajmërim në rrjete sociale për një këngë  në mes të Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës

“Dale” do të quhet kënga më e re të cilët priten ta lansojnë treshja e famshme e Kosovës, Butrint Imeri, Ledri Vula dhe Kida.

Lexo Edhe:

Kënga tashmë është duke u përpunuar me videoklip derisa GazetaExpress ka mësuar se ajo është punuar në Turqi, ku edhe kanë qëndruar për disa ditë treshja e këngëtarëve të famshëm kosovar.

Sipas të gjitha gjasave, kjo këngë që pritet të jetë edhe një hit i kësaj vere dhe do të lansohet më 3 korrik, pra pas gjashtë dite.

Të tre këta artistë tashmë kanë qenë aktiv para fillimit të verës ku Butrint Imeri para  tri dite ka lansuar klipin “Dujem” këngë e cila është klikuar nga një milion për çdo 24 orë, pra ka arritur 3 milionë klikime në tri ditë.

Kida ndërkohë para një muaji ka lansuar këngën në bashkëpunim me Samran me titull “Lila” këngë që ka më shumë se 7.5 milionë klikime.

Në anën tjetër Ledri Vula tashmë ka realizuar dy këngë. “Don mo” që ka më shumë se 8.8 milionë klikime dhe “Marr” që është në bashkëpunim me Majk dhe ka marrë më shumë se 8.6 milionë klikime, këngë kjo e realizuar para dy jave. /GazetaExpress/