Treshja kosovare e Hoffenheimit është një nga treshet më të famshme në Bundesliga të Gjermanisë.
Emrat e tyre janë të përmendur si në aspektin sportiv, por edhe si tre futbollistë të bashkuar jashtë fushe, pasi të tre vijnë nga Kosova.
Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari janë tre kosovarët që po shkëlqejnë me fanellën e Hoffenheimit.
Së fundmi, treshja dardane ka qenë pjesë e një video/sfide në “TikTokun” zyrtar të Hoffenheimit, ku i rënditën nga numri deri te dhjetëshi ushqimet tradicionale shqiptare.
Në këtë video të publikuar në faqen zyrtare të klubit gjerman, Asllani, Hajdari e Avdullahu i rënditën ushqimet, si sarma, flija, pasuli, tavë mishi e disa të tjera.
@tsghoffenheim Albanian Food Ranking mit @Fisnik Asllani, Albi und Leon 👨🍳😋 #Hoffenheim #FisnikAsllani #AlbianHajdari #LeonAvdullahu #AlbanianFoodRanking ♬ Originalton – TSG Hoffenheim
Nga treshja në fjalë, Fisnik Asllani është i pari që i ishte bashkuar Hoffenhimit, si transferim falas në vitin 2020 nga Union Berlini.
Ai kaloi dy sezone radhazi në huazim tek Austria Vienna dhe Elversbergu në Bundesligën austriake dhe në Bundesliga 2.
Sezoni i kaluar ishte ai që e vendosi në ‘hartë’ Asllanin, pasi shënoi 18 gola në Bundesliga 2.
Ndërkohë, Leon Avdullahu u transferua vetëm verën e kaluar te Hoffenheimi nga Baseli, pasi ishte shpallur kampion me klubin zviceran.
Hoffenheimi pagoi 8 milionë euro për shërbimet e mesfushorit kosovar.
Albian Hajdari po ashtu u transferua verën e kaluar nga Lugano, për 5 milionë euro.
Ai u rrit në akademitë e Baselit dhe Juventusit, teksa u transferua te Lugano në vitin 2023 për 742 mijë euro./GazetaExpress/