Treshja e Juventusit, Matthijs de Ligt, Douglas Costa dhe Rodrigo Bentancur janë të gatshëm për t’u përballur me Udinesen pasi janë stërvitur normalisht me pjesës tjetër të skuadrës.
‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me Udinesen në ‘Allianz Stadium’ të dielën, dhe raportohet se De Ligt, Costa dhe Bentacur janë të gatshëm.
Bentancur mori një goditje në humbjen 3-1 nga Lazio, derisa Costa ka qenë i dëmtuar për pjesën më të madhe të sezonit.
Në anë tjetër, Aaron Ramsey është stërvitur i veçuar nga grupi, duke ndjekur stërvitjet personale. /Gazeta Express/