Trepça - Ylli, të enjten ndeshja e dytë finale - Gazeta Express
string(43) "trepca-ylli-te-enjten-ndeshja-e-dyte-finale"

Sport

Gazeta Express

25/05/2022 16:32

Trepça – Ylli, të enjten ndeshja e dytë finale

Sport

Gazeta Express

25/05/2022 16:32

Të enjten do të zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 në Mitrovicë.

Përballjen e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko, ndërsa skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës.

Lexo Edhe:

Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë.

Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, që tregon për rivalitetin e madh, që kanë pasur në këtë edicion.

Ylli synon mbrojtjen e titullit, që do të ishte titulli i dytë i Kosovës në histori të klubit, kurse mitrovicasit shpresojnë të fitojnë titullin pas një dekade.

Golden Eagle në gjysmëfinale të “Play-off”-it kishte mundur Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1. /Gazeta Express/