Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen sonte në finalen e tretë të “Play-off”-it të Superligës së basketbollit.
Seria finale aktualisht është 1:1, derisa skuadra që i shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.
Dy sfidat e para kanë qenë të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar duele të “zjarrta” në finale, që është ajka e fundit të kampionatit.
Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 77:68, kurse atë të dytë therandasit 80:79.
“Xehetarët” e kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori.
Ata janë në pritje të titullit të kampionit qe një kohë të gjatë.
Ndërkohë, therandasit do ta kërkojnë titullin e tretë në histori dhe brenda një periudhë të shkurtër, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës.
Në këtë edicion këto dy ekipe janë përballur shtatë herë deri më tani.
Në garat e rregullta u ndanë 2:2, derisa ‘Xehetarët’ triumfuan në finale të Ligës Unike, kurse seria finale është 1:1.
Ndeshja e sontme do të nisë në orën 19:00. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...