Trepça - Ylli, derbi i sontëm e hap pjesën e dytë të sezonit - Gazeta Express
string(57) "trepca-ylli-derbi-i-sontem-e-hap-pjesen-e-dyte-te-sezonit"

Trepça – Ylli, derbi i sontëm e hap pjesën e dytë të sezonit

Basketboll

Gazeta Express

12/01/2022 16:10

Stinori pranveror i Superligës së basketbollit nis me derbin e sontëm Trepça – Golden Eagle Ylli. Nesër mbrëma zhvillohen dy ndeshje të tjera të xhiros së 15-të të ligës elitare

Pjesa e dytë e sezonit në Art Motion Superligën e basketbollit do të rikthehet këtë mesjavë.

Lexo Edhe:

Në fakt, sonte do të nisë pjesa pranverore e ligës elitare dhe atë me derbi.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do t’i matin forcat në Mitrovicë, në lojën kryesore të xhiros së 15-të.

Të dyja ekipet kanë ambicie të mëdha këtë sezon dhe në palestrën “Minatori” na pret një sfidë interesante.

Momentalisht, mitrovicasit dhe therandasit i kanë nga 10 fitore dhe nga 4 humbje.

Kjo ndeshje do të luhet sonte dhe do të fillojë në orën 19:00, shkruan “Gazeta Express”.

Në përballjet e këtij edicioni, secila skuadër e ka nga një fitore ndaj tjetrës.

E të enjten, Drita e viziton Sigal Prishtinën.

Kryeqytetasit shihen si favoritë ndaj ekipit që nuk e ka shijuar ende fitoren këtë sezon.

Prishtina nga ana e saj i ka 7 fitore dhe 7 humbje deri tash.

Kurse, një derbi i moçëm na pret po ashtu nesër mbrëma.

Peja dhe Bashkimi do të ndeshjen në mes vete në palestrën “Karagaçi” në kërkim të fitores së radhës.

Në këtë edicion, pejanët deri tash i kanë 9 fitore dhe 5 humbje, kurse prizrenasit 8 fitore e 6 humbje.

Pjesa e dytë e sezonit pritet të jetë mjaft interesante dhe dramatike. Siç dihet, kampion aktual i Kosovës është Golden Eagle Ylli. /Gazeta Express/