Trepça vazhdon pa humbje, mposht edhe Rahovecin - Gazeta Express
string(46) "trepca-vazhdon-pa-humbje-mposht-edhe-rahovecin"

Trepça vazhdon pa humbje, mposht edhe Rahovecin

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 20:59

KB Trepça ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitoreve ndaj Ponte Prizrenit dhe Bashkimit, skuadra e drejtuar nga Lyubomir Minchev sonte mposhti Rahovecin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” përfundoi me rezultatin 80:87. Për “Vreshtarët” është kjo humbja e dytë këtë sezon, krahas një fitoreje.

Drilon Hajrizi me 18 pikë dhe Mikaile Tmusic e Adam Grand me nga 15 pikë secili, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e “Xehetarëve”.

Kurse, te vendasit u dalluan Devin Johnson me 20 pikë dhe Chriss Seeley me 19 sosh.

Në javën e katërt, Trepça do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës – teksa Rahoveci do të luajë në udhëtim te Bashkimi. /Gazeta Express/