Trepça vazhdon me Haxhiun dhe Zekiqin - Gazeta Express
string(37) "trepca-vazhdon-me-haxhiun-dhe-zekiqin"

Basketboll

Gazeta Express

20/06/2022 18:19

Trepça vazhdon me Haxhiun dhe Zekiqin

Basketboll

Gazeta Express

20/06/2022 18:19

Klubi i Basketbollit Trepça ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka vazhduar me dy basketbollistë të saj për sezonin e ri

Bëhet fjalë për basketbollistët Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi.

Lexo Edhe:

Ata këtë zyrtarizim e kanë bërë me anë të një postimi që kanë bërë në faqen e tyre në facebook.

“Djemt e qytetit – Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi! Pjesë e @KB TREPÇA edhe për sezonin e ardhshëm 2022/2023 #TrepçaNaBashkon ?⚪️⚫️”, shkruan në këtë postim.

Kujtojë se Haxhiu ishte kapiten i Trepçës dhe luajti me një mesatare prej tri pikëve për ndeshje sezonin e kaluar, kurse Zekiqi pati nëntë pikë. Trepça arriti që ta fitojë Kupën e Kosovës në sezonin e fundit si dhe ishte në finale të Super Kupës së Kosovës dhe playoffit.

Para këtyre dy marrëveshjeve, Trepça e ka vazhduar bashkëpunimin edhe me trajnerin Lubomir Minchev, si dhe lojtarët Drilon Hajrizi e Amin Hot. /GazetaExpress/