Trepça vazhdon me Adis Beciragic edhe për një sezon tjetër - Gazeta Express
string(58) "trepca-vazhdon-me-adis-beciragic-edhe-per-nje-sezon-tjeter"

Basketboll

Gazeta Express

23/03/2026 18:20

Trepça vazhdon me Adis Beciragic edhe për një sezon tjetër

Basketboll

Gazeta Express

23/03/2026 18:20

Trepça ka arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak, Adis Beciargic edhe për një sezon tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ky rinovim vjen ende pa mbaruar pjesa e rregullt e sezonit ku “Xehetarët” prijnë bindshëm në tabelën e klasifikimit me 22 fitore e vetëm tri humbje.

Po ashtu këtë sezon, skuadra mitrovicase ishte fituese e Kupës së Kosovës.

Që nga trajneri e tij në verën e vitit 2023, Trepça i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, duke përfshirë dy herë titullin kampion.

Trepça me Adisin në krye synon edhe këtë vit të përsëris suksesin e vitit të kaluar duke fituar titullin për të tretin vit radhazi.

Boshnjaku më herët ka drejtuar edhe Yllin e Pejën, ku me suharekasit ka pasur suksese të jashtëzakonshme duke u shpallur kampion dy herë radhazi.

Adisi është i njohur për karakterin dhe taktikat e tij të jashtëzakonshme, si dhe për mentalitet fitues.

Ai ka qenë kryetrajner i Bosnjës po ashtu, ku ka arritur deri në 1/8 së finales në Kampionatit Evropian./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement