Trepça-Sigal Prishtina, derbi i javës së dytë në basketboll - Gazeta Express
string(58) "trepca-sigal-prishtina-derbi-i-javes-se-dyte-ne-basketboll"

Trepça-Sigal Prishtina, derbi i javës së dytë në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

29/09/2023 11:41

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Dueli kryesor pa dyshim se do të jetë ai mes Trepçës dhe Prishtinës që zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Lexo Edhe:

Dy ekipet e nisën mirë sezonin me fitore në xhiron e parë.

Bashkimi do të përballet me Vëllaznimin, shkruan Gazeta Express.

Bashkimi pas fitores së madhe në xhiron e parë ndaj Yllit, do të kërkojë të vazhdojë këtë seri edhe ndaj gjakovarëve.

Duelet tjera janë: Proton Cable-Peja dhe Ylli-Istogu.