Trepça – Peja, përballja e vetme për sot në Superligë
Sport
Gazeta Express
19/03/2023 9:07
Sot do të zhvillohet ndeshja e radhës në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Njëherit është edhe derbi i kësaj jave, mes Trepcës dhe Pejës, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Minatori”.
Mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë.
Në tri ndeshjet paraprake mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon në Superligë, Peja ka regjistruar dy fitore, kurse një i ka takuar Trepçës. /Gazeta Express/